Site icon Telegrafi

35-vjeçarit nga Kosova i sekuestrohen 23 mijë euro në Morinë

Një shtetasi nga Kosova, 35-vjeçar me inicialet G.M, i janë sekuestruar 23 mijë në Morinë pasi nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, këto para ai kishte tentuar që t’i fuste në Shqipëri.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G.M”.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Exit mobile version