Site icon Telegrafi

35 vjeçari në Pejë u vetëvra në poligonin e shenjëtarisë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar edhe zyrtarisht në lidhje me një vetëvrasje të ndodhur dje në Pejë.

Sipas të dhënave hetimore, viktima përderisa ishte duke gjuajtur me armë në këtë poligon, në prezencë të instruktorit (dëshmitarit) i njëjti papritmas drejton armën në drejtim të kokës së tij dhe shtie me armë duke kryer aktin e vetëvrasjes.

Lexo po ashtu Bëhet i ditur emri i personit të vetëvrarë në Pejë (Foto)

“Njoftoheni se më datë 05.06.2017, rreth orës 21:00 kemi pranuar informatë se në poligonin e shenjëtarisë ne Pejë ka ndodhur një vetëvrasje. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes viktima shtetas shqiptar i Kosovës S.D. (1981)”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar pasi është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i njëjti nga plaga fatale ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet relevante te DRP Pejë dhe Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e mjekësinë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat e ka shtyrë viktimën të kryej veprën e vetëvrasjes.

Exit mobile version