Site icon Telegrafi

35 mijë euro ndihmë për Sigal Prishtinën

 Marrëveshja e nënshkruar mes klubit më të trofeshëm në basketbollin kosovar dhe ministrisë së sportit vjen në vazhdën e përkrahjes së sportit kosovar në arenën ndërkombëtar.

Sigal Prishtina do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Ballkan League dhe është ministria e sportit që ka ofruar një ndihmë fillëstare prej 35 mijë eurove për Sigal Prishtinën që të organizohet sa më mirë për ndeshjet me rivalët ballkanikë.

Në këtë marrëveshje përfshihet edhe asistenca për pritjen sa më të mirë të rivalëve nga Ballkani në ndeshjet që do të zhvillohen me fillim nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/ 

Exit mobile version