Telegrafi

35 gazetarë të sulmuar në Maqedoni deri tani, autoritetet heshtin

Deri tani në Maqedoni janë sulmuar 35 gazetarë dhe asnjëri prej këtyre rasteve nuk është zbardhur dhe nuk janë dënuar autorët e ngjarjeve, transmeton ‘Flaka’ duke u thirrur në evidencat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Kryetari i kësaj shoqata, Naser Selmani, apeloi dje deri tek ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, të mbajë premtimin e dhënë publik se do t’i zbardhë të gjitha rastet e këtyre sulmeve, pasi deri tani asnjëri nuk është zbardhur.

Me zbardhjen e të gjitha rasteve do të krijohen kushte optimale për punën e papenguar të gazetarëve, përkujtojnë nga SHGM.

Në raportin më të ri të Freedom House për lirinë e shtypit, Maqedonia nga grupi i vendeve pjesërisht të lira ra në grupin e vendeve jo të lira./Telegrafi/