Telegrafi

35% e njerëzve përdorin tabletët në toalet

Staples Advantage ka realizuar një hulumtim me bizneset dhe me më shumë se 200 përfaqësuesit e tyre të cilët kanë deklaruar se posedojnë një kompjuter tablet.

Anketa e realizuar me pronarët e tabletëve thotë se më shumë se 35 për qind e tyre i marrin ato me vete, edhe kur shkojnë në toalet. Për më shumë, respondendët e këtij hulumtimi gjithashtu e kanë pranuar se e marrin tabletin e tyre edhe kur shkojnë në restorant (30%), në pushime (60%), apo edhe në shtrat (78%).

Në anën tjetër, më shumë se 80 për qind e tyre gjithashtu kanë thënë se tableti u ndihmon atyre që të përmirësojnë balancin mes punës dhe jetës private.

Sa i përket toaletit, më herët ishte thënë se më shumë se mbi 75 për qind e njerëzve i pranojnë emailat e punës dhe ata privat gjatë qëndrimit të tyre në toalet. / Telegrafi /