Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 343.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.
Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,990 persona. /Telegrafi/