Site icon Telegrafi

34-vjeçari vritet me thikë

Një 34 vjeçar mbeti i vrarë me thikë mbrëmë në Kamëz të Shqipërisë. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:05 në rrugën “Parisi”.

Policia informoi se pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me thikë në bark shtetasi O. K., 34 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në S.Q.U. ku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Kukës, raportojnë mediat.

Exit mobile version