Italia regjistroi sot 34 viktima e 210 raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas mediave të huaja, numri i viktimave me coronavirus ka arritur në 34,405 dhe numri i të infektuarve në 237,500.
Autoritetet italiane të shëndetësisë shprehen optimistë mbi reduktimin e fuqisë përhapjes së virusit në territorin kombëtar.
Siç thuhet më tej, numri i personave aktivë aktualë me COVID-19 është 24,569.
Po në ulje është numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore. Aktualisht janë 3,301 dhe 177 po kurohen në repartet e terapisë intensive.
Ndërkohë 178,526 është numri i personave të shëruar nga virusi e 1,516 janë të shëruar më shumë se një ditë më parë, raporton ATSh.
Në rajonin e Lombardisë, më i prekuri nga pandemia numri i viktimave ka arritur në 16,466 dhe i të infektuarve në 92,060.