Site icon Telegrafi

332 barnatore të Maqedonisë do të ofrojnë ndihmesa ortopedike

Ndihmesat ortopedike do të jepen në 332 barnatore në tërë territorin e Maqedonisë, duke u siguruar kështu 406 lloje ndihmesash ortopedike dhe të tjera, respektivisht 1210 ndihmesa të prodhuesve të ndryshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ndihmesa do të shpërndahen në Berovë, Manastir, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krushevë, etj.

Ndihmesat do të jepen pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Fondit për sigurim shëndetësor dhe 91 subjeteve juridike, pas thirrjes publike. Fondi sqaron se në të njëjtën kohë, në marrëveshjen e re ka dispozita me të cilat forcohet mekanizmi i kontrollit, si edhe dispozita ndëshmikore, që kanë për qëllim të pengojnë çfarëdo gabimi ose keqpërdorimi./Telegrafi/

Exit mobile version