Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total janë 331 raste aktive me coronavirus në Kosovë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,989 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.
Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/