Site icon Telegrafi

33 vjetori i pavarësisë së RMV-së, Mexhiti: Punojmë që vendi ynë të bëhet pjesë e familjes evropiane

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti me ftes të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në shënimin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Në rrjetin social Facebook, Mexhiti shkruan se pas 33 viteve që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut shumë gjëra kanë ndryshuar. Mexhiti tutje shkruan se punojnë me përkushtim që RMV-ja të bëhet pjesë e familjes europiane.

“Me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pata nderin të marr pjesë në shënimin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Ky 33-vjetor i pavarësisë na rikthen në kohën kur shpërbëhej një krijesë artificiale si Jugosllavia, duke na përkujtuar padrejtësitë e vazhdueshme që i bëheshin popullit tonë në çdo cep të saj.

8 Shtatori i vitit 1991 shënoi një fillim të ri dhe ndezi shpresat për rivendosjen e drejtësisë. Sot, 33 vite më pas, shumë gjëra kanë ndryshuar në favorin tonë. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim maksimal që vendi ynë të bëhet pjesë e famijes evropiane, aty ku gjithmonë e kemi pasur dhe do ta kemi vendin tonë”, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

Exit mobile version