Site icon Telegrafi

33 vjeçarja nga Shkupi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 48 vjeçar

Një 33-vjeçare nga Shkupi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, 15 vite më të madh se ajo dhe i njëjti e ka denoncuar rastin në polici, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me datë 14 Maj 2022 në ora 17.00 në stacionin policor, një banor 48 vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në një fshat të Shkupit është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij me inicialet M.K.(33 vjeçare) nga Shkupi”, ka thënë policia.

Nga MPB thanë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Kujtojmë se deri në vitin 2019, Maqedonia e Veriut rangohei si një ndër shtetet me raportimin më të ulët për rastet e dhunës brenda familjes, ndërsa në vitin e fundit, buletini policor pothuajse në çdo raport ka dokumentuar raste të ndryshme të dhunës brenda familjes.

Exit mobile version