Site icon Telegrafi

33 padi penale për protestuesit e ”Revolucionit Laraman”

Sektorët e punëve të brendshme të Shkupit dhe Manastirit kanë ngritur padi penale ndaj 7 protestuesve në Shkup dhe 26 të tjerëve në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

7 të parët dyshohen për pjesëmarrje në turmë që kryejnë vepra penale, pra akuzohen për pjesmarrjen në protestat e lëvizjes ”Protestoj”, të datës 8 prill, ditë kur me ngjyrë kanë ”njollosur” objektin e Ministrisë së kulturës të Maqedonisë, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Edhe 26 pesonat e tjerë të Manastirit, akuzohen për të njetin veprim, pra ”njollosje” të objekteve të komunës së Manastirit. Vetëm 9 nga të akuzuarit e Manastirit, nuk janë marrë në pyetje ende./Telegrafi/

Exit mobile version