Nga frika se po plakeni e deri te thjesht për çështje egoizmi, tradhtia mund të ndodh për një numër të madh arsyesh, e një nga këto arsye duket të jetë hakmarrja
Sipas ueb sajtit ‘Illicitencounters’, i cili shërben si ndërmjetës mes personave të martuar me persona tjerë të martuar që kërkojnë afera, 33% e tradhtarëve e kryejnë këtë akt vetëm për t’iu hakmarrë partnerit që ka pasur aferë.
Sipas hulumtuesve, ata nuk kanë pasur në plan ta tradhtojnë, por ndihen të arsyetuar ta bëjnë këtë për shkak se partneri ka pasur aferë së pari, transmeton Telegrafi.
Femrat tradhtojnë më shumë si shenjë hakmarrjeje
Prej atyre që kanë vendosur të tradhtojnë si shenjë hakmarrjeje, 37% ishin identifikuar si femra dhe 31% si meshkuj.
Hulumtuesit thonë se femrat kanë më shumë tendenca të tradhtojnë si shenjë hakmarrjeje sepse meshkujt zakonisht janë të parët që kanë aferë në lidhje.
Në fakt, ekspertja e lidhjeve dhe seksit, Esther Perel, thotë se tradhtia e femrave mund të shikohet edhe si rebelim kundër standardeve patriarkale. /Telegrafi/