Site icon Telegrafi

3,251 raste aktive me coronavirus në Kosovë dhe 9,923 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251.

Ndryshe, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla një ditë më parë ka thënë se në momentin kur vaksina do të jetë gati, ajo do të shpërndahet në të gjitha vendet e botës pavarësisht nivelit të zhvillimit të tyre ekonomik.

Ai ka thënë se për menaxhim më të mirë të situatës, shteti duhet të rritë numrin e testimeve PCR.

“Duhet të marrim masa të balancuara të cilat do të respektohen nga qytetarët. Një element tjetër i domosdoshëm që duhet të bëhet në Kosovë, është që të shtohet numri i testimeve. Përderisa çdo ditë ka numër tre shifrorë të rasteve të reja me COVID-19, numri i testimeve duhet të shtohet dhe kjo duhet të bëhet përmes shtimit të kapaciteteve në institutet rajonale të shëndetit publik në Kosovë”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version