Site icon Telegrafi

320 të sëmurë nga hemofilia në Maqedoni kërkojnë të ketë terapi të rregullt

isolated blood cells

Pacientët me hemofili po përballen me furnizim të parregullt të terapisë së nevojshme që sjell rrezikshmëri të jetës, paralajmërojnë nga Shoqata e hemofilisë në Maqedoni, në përkujtimin e Ditës botërore të hemofilisë.

Nga Shoqëria theksojnë se tenderi i ri për blerjen e furnizimit me terapi ende nuk është nënshkruar me çka pacientët do të ngelin pa të, citon Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarisht, sipas të dhënave nga Qendra për hemofili, në Maqedoni ka 320 persona të sëmurë nga hemofilia A dhe B dhe katër pacientë me hemofili inhibritori çka llogaritet si forma më e rëndë ku edhe mjekimi është më i ndërlikuar.

Vlerësohet se në botë nga hemofilia janë të sëmurë 400 mijë persona, ndërsa 25 për qind prej tyre nuk kanë ilaçet e duhura. /Telegrafi/

Exit mobile version