Telegrafi

32 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.

Në total numri i rasteve aktive është 748.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/