Nga 59 projekte konkuruese, 32 janë përzgjedhur për fazën e radhës të thirrjes së katërt për financimin e start up kompanive dhe komercializimin e risive të ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe mikro ndërmarrjeve.
Nga ky numër, 16 janë projekte për të përfituar grante për kompani të reja start up dhe spin off, kurse 16 të tjerat janë për grante për komercializim të risive.
Numri më i madh i propozim-projekteve janë të sferës së teknologjisë informatike dhe të komunikacionit, por ka edhe projekte në sferën e marketingut, industrisë ushqimore, prodhimtari, arsim, tregti me pakicë, sport, argëtim dhe rekracion dhe veprimtari administrative.
Fondi për Inovacion paralajmëron se në ditët në vijim përfaqësuesit e tyre do të realizojnë vizita në terren te një pjesë e aplikuesve për të takuar menaxhmentin dhe për të siguruar të dhëna plotësuese për projektet./Telegrafi/