Site icon Telegrafi

3,176 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 3,176 raste aktive me coronavirus janë në Kosovë.

Ministria njofton se nga coronavirusi në 24 orët e kaluara janë shëruar 274 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,191 persona.

Po në 24 orët e kaluara janë vaksinuar 55 persona, ndërkaq, në total numri i dozave të administruara është 1,835,301. /Telegrafi/

Exit mobile version