Site icon Telegrafi

312 kundërvajte në komunikacion në Shkup, 77 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në fushën e komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë, në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 312 masa prej të cilave 77 janë për tejkalim shpejtësie, 70 për mosdhënie të përparësisë kalimtarëve, 38 për vozitje pa leje dhe 34 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 12 gjoba për automjete të paregjistruara, 19 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 12 për këmbësorë, 7 për shoferë fillimtarë dhe 5 për përdorim të telefonit.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version