Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar pas nisjes së kuvendit të PD, të thërritur nga Sali Berisha.
Ai tha se PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale.
Nga selia e PD, ku do të kremtohet zyrtarisht 31-vjetori i krijimit të partisë, ai tha “Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”. /A2/