Site icon Telegrafi

31 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës

Më 26 shtator 1991 është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u vërtetua edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës. /kp/

Exit mobile version