Policia kufitare në Muriqan ka sekuestruar 50 mijë euro të padeklaruara në kufi dhe ka proceduar penalisht poseduesin.
Sipas Policisë së Shtetit, i arrestuari është një 31 vjeçar, banues në Tiranë
“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31-vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/