Telegrafi

31-vjeçari nga Kriva Pallanka shkul shenjën e komunikacionit dhe sulmon shoferët dhe policinë

SPB – Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj personit S.S.(31) nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion”.

Në vendin e quajtur “Osicki Most” në Kriva Pallankë, një 31-vjeçar ka shkulur shenjën e komunikacionit nga rruga dhe më pas me të ka sulmuar shoferët e tjerë që po kalonin në atë moment në rrugë.

Ai po ashtu ka sulmuar edhe zyrtarët policorë kur kanë mbërritur në vendngjarje për të ndaluar personin në fjalë.