Telegrafi

Më 31 tetor seancë për pyetje deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi më 31 tetor do të mbajë seancë të zakonshme për pyetje deputetësh.

Në fokus opozita pritet të vendos amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe Ligjjn për amnisti të cilin e kërkoi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Në seancën e njëjtë, deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, të cilët votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese pritet të adresojnë kërkesat e tyre.