Telegrafi

Më 31 janar takohen presidenti amerikan e ai meksikan

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të presë homologun e tij meksikan, Enrique Pena Nieto, më 31 janar në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi zëdhënësi i tij Sean Spicer.

Duke përmendur një bisedë telefonike mes Trumpit dhe Pena Nietos, Spicer theksoi se “kanë rënë dakord për një takim të përqendruar mbi shkëmbimet tregtare, imigracionin dhe sigurinë”.