Telegrafi

304 shoferë të sanksionuar në Shkup, 105 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 304 masa, nga të cilat 105 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 13 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit. /Telegrafi/