Telegrafi

3000 trupa shtesë në Afganistan

Trupa shtesë prej më shumë se 3000 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, janë nisur drejt Afganistanit, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paraqitur muajin e kaluar strategjinë e re për Afganistanin, qëllimi i së cilës është, sipas tij të mposht talebanët.

Mattis, u tha gazetarëve të Pentagonit se ai nuk donte të jepte numra të saktë, por tha se po dërgojnë “mbi 3000 trupa” në Afganistan, që do iu bashkohen 11.000 trupave ushtarake tashmë të vendosura atje.

Shtetet e Bashkuara po ashtu iu bëjnë thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin numrin e ushtarëve në Afganistan. /Rel/