Telegrafi

300 mil euro për Hidrocentralin e Zhurit, shpejt tenderi

Qeveria e Republikës së Kosovës, Banka Botërore dhe kompania kroate “Elektroprojekt” nga Kroacia, kanë prezantuar studimin e fizibilitetit për ndërtimin e një hidrocentrali në Zhur të Prizrenit, i cili është vlerësuar të kushtoje rreth 300 milionë euro.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ndërtimi i këtij Hidrocentrali në Zhur, është i një rëndësie të veçantë, sepse do të ndihmojë vendin në përmirësimin e gjendjes energjetike. /telegrafi/