Telegrafi

30 vjet Maqedonia në OKB: Organizata me ndihmën e së cilës u zgjodh kontesti me Greqinë

Maqedonia shënon 30 vjet nga pranimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më 8 prill 1993, me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vendi u pranua si anëtarja e 181-të.

Për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, anëtarësimi në OKB nuk u bë me emrin e atëhershëm kushtetues Republika e Maqedonisë por me referencën e përkohshme Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Të dy vendet me ndërmjetësimin e OKB-së nisën negociatat për tejkalimin e mosmarrëveshjeve për emrin.

Pas një kontesti të gjatë, me ndërmjetësimin e OKB-së u arrit Marrëveshja e Prespës, e cila rezultoi me ndryshimin e emrit kushtetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo hapi rrugën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.