Site icon Telegrafi

30 të shoqëruar për shpërthimin në fabrikë

Nga hetimi i kryer në vendin e ngjarjes si dhe forca e shpërthimit të ndodhur, ekspertët konstatuan se autorët e ngjarjes kishin aktivizuar 800 gramë tritol. Kjo mendohet të jetë sasia më e madhe e vendosur në afërsi të fabrikës.

Edhe pse ngjarja po hetohet intensivisht nga specialistë të Antiterrorist, autorët e implikuar mbeten ende të paidentifikuar.

Personat që janë shoqëruar ditën e djeshme janë edhe pronarë të tokës ku është ndërtuar fabrika, por edhe banorë kryesisht të fshatit Zallë, si dhe të rrethinave. Banorët e fshatit Zallë kanë protestuar disa herë sapo fabrika nisi disa vite më parë prodhimin, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version