Site icon Telegrafi

Më 30 qershor 2023 ankandi i gjashtë i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 30 qershor 2023 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

Në njoftimin për media thuhet se investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version