Site icon Telegrafi

30 persona e mbrojnë Rusinë në Maqedoni (Foto)

Maqedonia nëpërmjet Ministrisë për Punë të jashtme dje ka larguar nga vendi një diplomat të Rusisë, me arsyetim se shteti jonë solidarizohet me NATO-n dhe BE-në për të dënuar përdorimin e armëve kimike ruse ndaj agjentit të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sot në Shkup ka pasur një protestë të vogël të mbështetësve të ”Maqedonisë antike” dhe Rusisë.

Me flamuj të rusisë, flamurin e ”Maqedonisë antike” dhe flamurin e vëllazërisë kristiane është protestuar ndaj vendimit të MPJ-së së Maqedonisë.

Në raportimin e REL për këtë protestë, thuhet se protestuesit janë duke kënduar këngë patriotike maqedone dhe ruse. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedonia dëbon një diplomat të Rusisë!
Foto: REL
Exit mobile version