Site icon Telegrafi

30 paketa me ndihma humanitare për familjet e rrezikuara në Maqedoni

30 paketa humanitare janë siguruar nga Komuna e kavadarcit para festës së nesrëme në Maqedoni për familje të rrezikuara sociale. Këto paketa sot i dhuroi kryetari i Komunës së Kavadarcit, Aleksandar Panov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para përpilimit të listës për familjet të cilave ju duhet ndihmë, u konsultuam edhe me Qendrën për Punë Sociale në qytetin tonë. Paketat me ushqim i kemi përgatitur në bashkëpunim me katër kompani, të cilat u paraqitën si donatore”, deklaroi Panov.

Ai gjithashtu tha se do të propozojë në seancën e ardhshme të Këshillit Komunal, të sillet vendim që tu ndihmohet familjeve të rrezikuara sociale./Telegrafi/

Exit mobile version