Telegrafi

30 miliardë dollarë shtesë për sanimin e AIG-së

AIG, siç transmetoi Zëri i Amerikës, publikoi se në kuartalin e katërt të vitit të kaluar ka realizuar humbje prej 60 miliardë dollarëve.

Kjo është humbja më e madhe deri tani në historinë e korporatave edhe përkundër ndihmës paraprake qeveritare prej 150 miliardë dollarëve.

Kompania hasi në probleme vitin e kaluar për shkak të humbjeve në investimet të lidhura me tregun e banimit.