Site icon Telegrafi

30 mijë euro kushton një seancë e Kuvendit të Maqedonisë

30 mijë euro kushton një seancë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, përfshi këtu edhe harxhimet për rrugë të deputetëve.

Kështu shprehet para gazetarëve, kryekuvendari Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi thotë se duhet të krijohet një prirje e re, të ketë rregull dhe të mos bëhen harxhime të kota, pasi që janë shumë të larta.

Që Kuvendi të jetë i pavarur, ashtu siç e thotë Kushtetuta, Xhaferi thotë se Qeveria duhet të jep financa, duke shtuar se edhe ujin për pije e blen Qeveria.

Sipas tij, vetëm pavarësia e plotë e Kuvendit mund t’i rregullojë gjërat./Telegrafi/

Exit mobile version