Telegrafi

30% e popullsisë së Maqedonisë dëshirojnë të largohen

Një hulumtim i ri i Gallup tregon numrin e popullsisë që do të largoheshin nga vende të ndryshme të botës, përvshi edhe Ballkanin.

Hulumtimi tregon se popullsia e Ballkanit dëshiron të largohet nga vendi ku jetojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Serbia do të largoheshin 25% e popullsisë, kurse kjo përqindje arrinë në 42% në Kosovë, ndërkaq nga 32% në Bosnjë e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Nga Kroacia do të largoheshin vetëm 6% e të rinjve dhe të arsimuarve, që paraqet rrezik më të ulët për atë që quhet “largimi i trurit”.

Edhe Maqedonia preket nga kjo prirje e largimit dhe përqindja arrinë në 30%./Telegrafi/