Site icon Telegrafi

30% e kosovarëve nuk kishin mundësi për pushime verore

Rreth 30 për qind e kosovarëve nuk kanë pasur mundësi materiale të shkojnë në pushime verore.
Saktësisht 29.4 për qind e të anketuarve, në një sondazh të realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”, kanë thënë se nuk kanë pasur mundësi për pushime, për shkak të gjendjes jo të mirë materiale.

Ndërkaq, më shumë se gjysma e të anketuarve i kanë kaluar pushimet verore në Shqipëri për shkak të, siç kanë thënë, shpenzimeve financiare jo të mëdha.

Saktësisht 52.9 për qind e të anketuarve kanë kaluar pushimet verore në bregdetin shqiptar. Kurse, 17.6 për qind janë deklaruar se pushimet i kanë kaluar në një vend tjetër përveç Shqipërisë, për shkak të mundësive materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version