Nga afro 100 gjyqtarë sa u testuan, gati një e treta e tyre ngelën, raporton Zëri. Kjo, jo për faktin se nuk ishin të përgatitur fizikisht në krahasim me vitet e kaluara, kur testin e kalonin pothuajse të gjithë, por për shkak se tash kriteret janë më rigoroze, nën drejtimin e kryetarit të ri të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
Për dallim nga testi fizik, ai teorik ishte tradicional dhe e kaluan të gjithë. Gjyqtarët që ngelën në testin fizik do ta kenë mundësinë e dytë pas 15 ditësh. /Telegrafi/