Site icon Telegrafi

30 doktorë të shkencave dhe 802 magjistra presin punësim në Maqedoni

Duket se nepotizmi s’është problemi kryesor gjatë punësimit në vendin tonë. Ka njerëz të gabuar në punë pa kualifikim të duhur.

“Mund të tingëllojë qesharake por keni, në reparte për çështje juridike të inxhinierë bujqësorë të diplomuar – dega lulishte, ndërtimtar. Në repartin për planifikimin e furnizimeve publike keni profesor të diplomuar për mbrojtje. Në repartin e punëve për punë normative të përgjithshme, keni një aktor, një tregtar, një muzikant dhe një specialist i diplomuar i turizmit”, thotë Dragi Raskovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy vite më vonë ministri Damjan Mançevski thotë se ata janë parti e majtë dhe nuk do të heqin njerëz nga puna, për shkak se kanë përvojë. Por, pyetja është ku bazohet eksperienca e kultivuesit të luleve në çështjet ligjore nëse nuk ka bazë, ndësa doktorët e shkencës dhe magjistrat ikin nga shteti apo presin punësim në Agjencinë për punësim.

Tek Agjencia për punësim janë regjistruar 105.658 persona të papunë ku 802 prej janë magjistra ndërsa 30 janë doktorë të shkencave.

“Kur flasim për doktorë të shkencave, me siguri janë njerëz që nuk kanë pasur përvojë pune. Kur nisni pa asnjë përvojë pune në administratë ju duhet të filloni nga niveli më i ulët. Ky është ligji”, thotë Mançevski./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version