Site icon Telegrafi

30 ditë paraburgim për vrasësin nga Koçani i cili theri me thikë partneren e tij

Gjykata Themelore në Koçan caktoi 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen mizore të 46-vjeçares.

Prokuroria publike në Koçan ka hapur hetim për vrasje ndaj të dyshuarit 59-vjeçar, i cili dyshohet se e ka therë viktimën më shumë se 40 herë.

Lexo po ashtu Vritet një grua në Koçan, policia arreston autorin

“Më 25 shtator, i dyshuari vrau brutalisht një grua, duke e therur disa herë me thikë. Ai ka marrë një thikë kuzhine nga shtëpia dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur ajo shkon në punë, e ka takuar dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në gjoks, stomak, qafë dhe krahë. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vend”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Exit mobile version