MPB parashtroi kallëzim penal kundër L.K (66) nga Stajkovci për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
Ai dyshohet se më 14.05.2024 në shtëpinë e tij me objekt të fortë ka sulmuar vëllanë e tij dhe bashkëshorten e tij të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Pas propozimin nga prokurori për caktimin e masës së paraburgimit, gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e Prokurorit.
Caktimi i paraburgimit tani vjen pasi që të dyshuarit i është përmirësuar gjendja shëndetësore./Telegrafi/