Site icon Telegrafi

30 ditë paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Tetovë

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike e Tetovës u dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi për kryerjen e veprave penale “vraje” e dënueshme nga neni 123 i Kodit Penal dhe “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti paautorizuar e armës apo materieve shpërthyese” e dënueshme me nenin 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“I dyshuari mbrëmë në objekt në rrugë ’29 nëntori’ në Tetovë ka vrarë një person. Vrasja ka ndodhur kur në tavolinë në objekt kanë qenë pesë persona duke konsumuar alkool. Për një moment, kryesi ka nxjerrë pistoletën, dhe ka krisur te njëri prej tyre. Personi humb jetën në vendngjarje. Tre personat tjerë që u mbajtën në stacion policor pas incidentit, janë dëshmitarë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dike vlerësuar se janë plotësuar kushte ligjore, prokurori publik nga prokuroria publike e Tetovës deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi Propozim t’i caktohet paraburgim personit të dyshuarit. Gjykatësi i gjykatës themelore në Tetovë e pranoi propozim dhe të dyshuarit i caktoi paraburgim për 30 ditë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Detaje zyrtare për vrasjen në Tetovë
Exit mobile version