Gjykata u ka shqiptuar burgim tridhjetëditorë të arrestuarve të djeshëm të rastit ”Celula”, ndërkaq policia nuk bën të ditur se në cilin burg hetues janë dërguar këta të arrestuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Profesori Bashkim Selmani vlerëson se Maqedonia nuk mundet që e vetme ta ndalojë rekrutimin e luftëtarëve për në Siri dhe Irak, ndërkaq profesori Vladimir Pivovarov deklaron për Alsat-M se personat që kthehen nga Lindja e Mesme janë një bombë e kurdisur dhe se Maqedonia nuk mund të mbete imune ndaj kërcënimeve të terrorizmit.
Ndryshe, pas bastisjeve të djeshme në Shkup dhe Tetovë, policia bën të ditur se gjithsej 7 persona dyshohet se janë përfshirë në luftime në krah të të ashtuquajturit ”Shteti Islamik”. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar, njëri është në arrati, kurse dy të tjerë ndodhen ende në Siri./Telegrafi/