Telegrafi

30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit e sotëm të aksionit policor ”Diga” në Maqedoni

Gjykata themelore Shkupi i bën të ditur se për pesë personat e arrestuar në aksionin policor të sotën të koduar ”Diga” është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta persona dyshohen për ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.”

Lexo po ashtu Aksion i MPB-së në shumë vende të Maqedonisë

Ndryshe, në aksionin e sotëm të zbatuar në Sveti Nikole, Manastir, Shtip dhe Shkup, janë arrestuar pesë persona, kurse në kërkim është një person, ndërkaq një tjetër vetëm se ka qenë në paraburgim./Telegrafi/