Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgimit 24 vjeqarit, i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e Tafil Tafallarit, të premten derisa ishte duke punuar në kompaninë Bechtel Enca.
Avokati i të dyshuarit Ramiz Krasniqi tha për KosovaPress se klientit të tij I janë caktuar 30 ditë paraburgim.
Sipas tij ai dyshohet se të premten derisa ngiste një kamion me ujë ka goditur për vdekje punëtorin e Bechtel Enca derisa ishte duke punuar në Kovaçec, fshat ky i komunës së Kaçanikut.
KosovaPress mëson se i dyshuari është nga fshati Bakshi të komunës së Obiliqit.