Telegrafi

30 ditë paraburgim për përdhunuesin e Prilepit

Me propozim të një prokurori publik të prokurorisë së Prilepit, një gjykatës ka urdhëruar paraburgim 30 ditor për të dyshuarin për ngacmim seksual dhe përdhunim të dy vajzave të mitura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari, një 51 vjeçar nga fshati Zapollzhan, ngarkohet me akuzën e ngacmimit seksual dhe përdhunimit të dy të miturave të këtij fshati, edhe atë nga viti 2012 e deri në vitin 2016.

Ai ka ushtruar dhunë dhe kërcënime serioze për t’i detyruar vajzat që të heshtin./Telegrafi/