Telegrafi

30 ditë paraburgim për krushevasin që dyshohet se vodhi mbi një milionë denarë

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka urdhëruar që të nisë procedura hetimore kundër 51-vjeçarit nga Krusheva, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale to vjedhjes.

Besohet se i dyshuari, më 19 gusht, i maskuar, ka hyrë në ekspoziturën e Uni Bankës në Krushevë, ku edhe e ka kryer veprën penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me forcë dhe duke u kërcënuar me armë zjarri, ai i ka detyruar tre të punësuarat që t’ia hapin derën e kasafortave të bankës.

Nga aty ai mori mbi një milionë denarë. I dyshuari është në paraburgim 30 ditorë./Telegrafi/