Pas dërgimit në seancën gjyqësore aktivistes Monika Risteska iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo do të dërgohet në burgun e Shkupit në Idrizovë, ku do të pres procedurën ankuese në Këshilli Penal të Gjykatës Themelore 1 Shkup.
Monika Risteska është një nga aktivistët më aktiv për legalizimin e kanabisit dhe përdorimin e gjerë të saj në shëndetësi.
Mbrëmë policia gjatë kontrollimit në shtëpinë e saj ka gjetur 30 ml vaj kanabisi dhe 15 gram kanabis./Telegrafi/