Telegrafi

30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona në Gjilan

Gkykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona.

Sipas një njoftimi për media, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, i pandehuri K.B duke mos i’u përshtatur rregullave të komunikacioni, në vendkalimin e shenjëzuar për këmbësor ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M. S., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L. S. dhe A. Sh., të cilat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin për media nga gjykata thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/